Shqipëri, fermerët protestë mbi "skemën kombëtare të bujqësisë"

Fermerët kanë pretenduar gjatë protestës se Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë për vitin 2026 nuk ofron mbështetje ndaj tyre.

By
Shqipëri, fermerët protestë mbi "skemën kombëtare të bujqësisë" / AA

Në Shqipëri fermerët kanë protestuar mbi "skemën kombëtare të bujqësisë".

Nën organizimin e Shoqatës "Blegtorët Prodhues të Qumështit" (BPQ), dhjetëra fermerë kanë protestuar para ambienteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Fermerët kanë pretenduar gjatë protestës se Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë për vitin 2026 nuk ofron mbështetje ndaj tyre.

Sipas tyre, kostot për prodhimet bujqësore dhe blegtorale janë të larta, duke kërkuar rritjen e mbështetjes dhe subvencioneve ndaj tyre.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Nuk duam të emigrojmë", "Pa fermer nuk ka ushqim", "Respekt për prodhimin vendas", "Kontribuo të ushqehemi shëndetshëm" dhe "Bojkotoni firmat serbe".

Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë për vitin 2026, që sipas autoriteteve synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian (BE).

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka bërë të ditur më parë se skema është hartuar pas një procesi të gjerë konsultimesh me fermerët në të gjithë vendin.

Skema në fjalë është kundërshtuar nga disa grupe të fermerëve në vend, pasi u vendos heqja e masës së kompensimit mbi naftën për fermerët, ndërkohë sipas autoriteteve kjo masë do të shtrihet në masat e tjera për fermerët.