9 Tetor 2025
Marrëveshja për ndërprerjen e zjarrit midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas do të hyjë në fuqi të enjten në orën 09:00 GMT (11:00 sipas orës së Mesdheut), menjëherë pas ceremonisë zyrtare të nënshkrimit në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh, njoftuan mediat izraelite.
Kanali televiziv Channel 14 raportoi se ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të mbahet, pas së cilës procesi i shkëmbimit të të burgosurve dhe pengjeve midis palëve do të fillojë brenda 72 orëve.
Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, Kabineti i Sigurisë izraelit do të takohet të enjten në orën 17:00 me orën lokale (16:00 sipas orës së Mesdheut) për të miratuar marrëveshjen për ndërprerjen e zjarrit të arritur me Hamasin.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë

























