Ushtria izraelite: Hamasi ia dorëzoi dy pengjet tona Kryqit të Kuq
Në një deklaratë të ushtrisë u tha se arkivolet iu dorëzuan Kryqit të Kuq dhe janë në rrugë për tek trupat izraelite brenda Rripit të Gazës.
Izraeli thotë se Hamasi dorëzoi mbetjet e dy pengjeve të tjerë izraelitë / TRT Balkan
Hamasi ia dorëzoi mbrëmjen e së enjtes trupat e dy pengjeve izraelitë Kryqit të Kuq, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, konfirmoi ushtria izraelite.
Në një deklaratë të ushtrisë u tha se arkivolet iu dorëzuan Kryqit të Kuq dhe janë në rrugë për tek trupat izraelite brenda Rripit të Gazës.
Më herët, Hamasi kishte njoftuar se do të dorëzonte trupat e dy pengjeve që kishte gjetur nën rrënoja.
Dorëzimi u krye dy ditë pasi Izraeli vrau mbi 100 palestinezë në sulme ajrore në gjithë Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit.