| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Formimi i institucioneve në Kosovë, LDK-ja kërkon postin e presidentit
Deputetja Bajrami ka thënë se kërkesa e LDK-së për presidentin është e arsyeshme, pasi do të siguronte një balancim të pushteteve në vend.
Formimi i institucioneve në Kosovë, LDK-ja kërkon postin e presidentit
Formimi i institucioneve në Kosovë, LDK-ja kërkon postin e presidentit 

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia me të cilën u takua dje partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë bërë të ditur se kanë marrë ofertë për pjesëmarrje në Qeverinë e re, mirëpo ata dëshirojnë pozitën e presidentit, transmeton Anadolu.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një deklaratë për media ka thënë se kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po i ofron LDK-së pjesëmarrje në qeverinë e re, mirëpo ajo tha se një marrëveshje e mirë do të ishte që presidenti t’i takojë LDK-së.

Bajrami ka thënë se kërkesa e LDK-së për presidentin është e arsyeshme, pasi do të siguronte një balancim të pushteteve në vend.

“Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami e cila shtoi se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të drejtë insiston që pozita e presidentit t’i takojë LDK-së.

Ajo tha se ofertat aktuale të Kurtit për disa poste ministrore nuk përbëjnë garanci afatgjate.

“Por ka edhe marrëveshje të tilla si ajo që po e ofron tani zoti Kurti, me disa pozita në qeveri, të cilat në fakt mund t’i marrë edhe pas disa javësh. Ka edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit dhe këtë e konsideroj një balancë të pushteteve për Kosovën. Atëherë, natyrisht, do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, deklaroi Bajrami.

Deputetja e zgjedhur theksoi se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe se mbështet arritjen e një marrëveshjeje politike. Gjatë mbrëmjes së djeshme, LVV dhe LDK zhvilluan takim që zgjati rreth tre orë në Kuvendin e Kosovës pa një marrëveshje politike, por, siç u shpreh Kurti pas takimit “me vullnet dhe zell për të punuar bashkë në të ardhmen”.

Më 6 gusht nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit dhe më pas t’i hapet rrugë votimit të qeverisë së re dhe emërimit të një presidenti të ri.

LVV-ja mund ta votojë edhe e vetme qeverinë e re, mirëpo asaj i duhet ndihma edhe e deputetëve të opozitës, apo 2/3 e votave të përgjithshme, për emërimin e presidentit të ri, pozitë për të cilën vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme më 7 qershor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad
Shqipëria përballet me 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë vatra mbeten aktive
Kryeministri Rama: Nuk kemi nevojë për një Shqipëri të Madhe për të qëndruar në krah të Kosovës
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra vijojnë aktive
Instituti Yunus Emre në Shkodër mirëpriti koncertin e Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor
Shqipëria reagon ndaj deklaratës së presidentit serb Vuçiq për rrjedhën e Ibrit
Kurti: Serbia po zgjeron kapacitetet ushtarake në funksion të synimeve hegjemoniste
Shqipëri, nga 27 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit, pesë vijojnë të jenë aktive
Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar ndaj deklaratës së Vuçiqit për rrjedhën e Ibrit