| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, hapet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër
Ceremonia e hapjes është mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë me pjesëmarrjen e zyrtarëve, të shoqatave të biznesit dhe përfaqësuesve të kompanive.
Shqipëri, hapet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër
Shqipëri, hapet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër / TRT Balkan AL

Në Shqipëri është hapur sot Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2026). 

Ceremonia e hapjes është mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë me pjesëmarrjen e zyrtarëve, të shoqatave të biznesit dhe përfaqësuesve të kompanive.

Sipas organizatorëve, "ECGE 2026" synon të bashkojë institucione, kompani vendase dhe ndërkombëtare, investitorë dhe ekspertë për të krijuar një hapësirë për prezantimin e teknologjive, zgjidhjeve inovative, projekteve dhe mundësive të reja të bashkëpunimit.

Gjithashtu theksohet se panairi do të fokusohet në disa prej sektorëve me ndikimin më të madh në zhvillimin ekonomik dhe transformimin e qëndrueshëm, përfshirë energjinë e rinovueshme, eficiencën energjetike, teknologjitë e ruajtjes së energjisë, rrjetet inteligjente, ndërtimin e qëndrueshëm si dhe zgjidhjet për një ekonomi më të gjelbër.

Panairi dyditor i cili mbështetet edhe nga institucione të ndryshme shqiptare, sipas organizatorëve, do t'u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të eksplorojnë mundësi investimi.

Gjatë panairit do të organizohen forume diskutimi, takime dhe aktivitete të tjera me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe ekspertëve, mbi çështjet që lidhen me fokusin e panairit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë