| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministri Mucunski pret në takim ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit
"Të dy ministrat ranë dakord që vizita është një konfirmim i vlerave të përbashkëta dhe angazhimit të ndërsjellë për një zhvillim më dinamik të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në lidhjet ekonomike dhe tregtare".
Ministri Mucunski pret në takim ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit
Ministri Mucunski pret në takim ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit / AA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, priti sot në takim ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit, Sultan bin Saad bin Sultan Al Muraikhi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vend.

Sipas një njoftimi nga ministria, të dy ministrat ranë dakord që vizita është një konfirmim i vlerave të përbashkëta dhe angazhimit të ndërsjellë për një zhvillim më dinamik të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në lidhjet ekonomike dhe tregtare.

"Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet e përgjithshme midis dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e tyre të mëtejshëm, duke shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm, përfshirë edhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe. Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit, si dhe potencialit për përmirësimin e bashkëpunimit arsimor dhe kulturor", thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu u ngritën çështje që lidhen me përmirësimin e kornizës kontraktuale, rivendosjen e linjës ajrore direkte Shkup-Doha, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit sektorial.

Bisedimet mbuluan gjithashtu tema me natyrë rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë sfidat aktuale globale me interes të përbashkët për të dy vendet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Ministri Gogu: Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Evropian
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00
Kurti akuzon opozitën për delegjitimim të rezultatit zgjedhjor të 28 dhjetorit
Parlamentarët e Türkiyes dhe të Shqipërisë takohen në Ankara, riafirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Ministri Hoxha: Një diplomaci e hapur ndaj talenteve të reja është thelbësore për Shqipërinë 2030
Shqipëria, ShBA-ja dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë
Gashi takon homologun slloven në Lubjanë, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar
Ambasadori turk: Janë të shumta mundësitë për investime Shqipëri-Türkiye në shëndetësi
Kurti: NATO-ja, orientim strategjik dhe destinacion i Kosovës
Kurti kërkon kompromis për zgjedhjen e presidentit në seancën e jashtëzakonshme plenare
Ushtria e Maqedonisë së Veriut demonstron aftësitë para mysafirëve në stërvitjen "BLESOK 26"
OKB-ja: Suedia shkeli të drejtat e fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta përmes deportimeve
Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me gjashtë vjet burg Jelena Gjukanoviqin për spiunazh