| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Pakistani njofton nënshkrimin e memorandumit SHBA-Iran për përfundimin e luftës
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif njoftoi se një memorandum mirëkuptimi (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit për përfundimin e luftës është nënshkruar në mënyrë elektronike.
Pakistani njofton nënshkrimin e memorandumit SHBA-Iran për përfundimin e luftës
Pakistani njofton nënshkrimin e memorandumit SHBA-Iran për përfundimin e luftës/ Foto: AA

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif njoftoi sot se një memorandum mirëkuptimi (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit për përfundimin e luftës është nënshkruar në mënyrë elektronike, duke shtuar se një ceremoni zyrtare e nënshkrimit do të mbahet të premten në Zvicër.

"Memorandumi i Mirëkuptimit të Islamabadit do të hyjë në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe si hap i parë, Republika Islamike e Iranit do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit dhe SHBA-ja do të heq menjëherë bllokadën detare", tha Sharif në një postim në platformën e mediave sociale amerikane X.

"Pakistani me mbështetjen e bashkëndërmjetësuesit të shtetit të Katarit do të presë ceremoninë zyrtare siç është planifikuar më 19 qershor 2026 në Zvicër, për të përkujtuar këtë ngjarje historike dhe për të filluar me bisedimet e nivelit teknik", shtoi ai.

Sharif falënderoi Katarin për mbështetjen e tij si ndërmjetësues dhe vlerësoi Arabinë Saudite, Turqinë dhe Egjiptin për "rolin e tyre të domosdoshëm dhe kontributet e paçmueshme në këtë drejtim".

"Ky Memorandum Mirëkuptimi le të shërbejë si një bazë e qëndrueshme për mirëkuptim më të madh, respekt të ndërsjellë dhe prosperitet të përbashkët për të gjithë rajonin", shtoi ai.