| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
BE-ja: Evropa pagoi 32 miliardë dollarë më shumë për energji gjatë trazirave nga lufta me Iranin
Presidentja e Komisionit Evropian tha se blloku po përballet me krizën e dytë të madhe energjetike në katër vitet e fundit, duke bërë thirrje për një tranzicion më të shpejtë drejt energjisë së pastër dhe ulje të varësisë nga karburantet fosile.
BE-ja: Evropa pagoi 32 miliardë dollarë më shumë për energji gjatë trazirave nga lufta me Iranin
BE-ja: Evropa pagoi 32 miliardë dollarë më shumë për energji gjatë trazirave nga lufta me Iranin Presidentja e Komi / Reuters

Evropa është detyruar të paguajë 32 miliardë dollarë më shumë për importet e naftës dhe gazit që nga fillimi i luftës së ShBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, tha von der Leyen.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin të hënën, ajo u shpreh se Evropa po përjeton krizën e dytë serioze energjetike në katër vitet e fundit dhe se vendet anëtare të BE-së duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë.

“Në vitin 2022, (Presidenti rus) Vlladimir Putin ndërpreu furnizimin tonë me gaz, ndërsa tani është Ngushtica e Hormuzit”, u tha ajo gazetarëve.

“Varësia jonë e madhe nga karburantet fosile të importuara na bën të cenueshëm. Duhet ta reduktojmë këtë varësi”, shtoi ajo.

Von der Leyen theksoi se vendet evropiane duhet të zgjerojnë prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe të eksplorojnë inovacionin bërthamor, përfshirë reaktorët modularë të vegjël, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji.

“Çdo kilovat për orë energjie e prodhuar këtu kontribuon në stabilitet ekonomik, energji të përballueshme dhe, rrjedhimisht, në pavarësinë e Evropës”, tha ajo.

Sa i përket mundësisë së lehtësimit të sanksioneve ndaj Iranit, von der Leyen ishte e prerë: “Mendojmë se heqja e sanksioneve do të ishte shumë e parakohshme”, tha ajo.

“Së pari duhet të shohim një ndryshim, një ndryshim thelbësor në Iran përpara se të hiqen sanksionet”, shtoi ajo.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë