Irani njoftoi të martën se të paktën 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë në sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit që nga fillimi i luftës muajin e kaluar.
“Të gjitha viktimat janë civilë dhe përfshijnë 17 fëmijë nën moshën pesë vjeç”, bëri me dije zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, në deklarata të transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve “IRNA”.
Ajo deklaroi se sulmet ndaj infrastrukturës civile vranë njerëz të tjerë, duke përfshirë një strukturë burimesh natyrore dhe një qendër bamirësie në qytetin qendror të Fardisit, ku 2 persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën.
Mohajerani tha se sulmet ShBA-Izrael kanë pasur në shënjestër 105.325 vende civile në gjithë Iranin, duke përfshirë 83.351 njësi banimi dhe 21.959 prona tregtare, me dhjetëra mijëra ndërtesa të dëmtuara vetëm në Teheran.
ShBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar një ofensivë ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjuar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet dhe aviacionin global.



















