Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se komandantët kryesor ushtarak të Iranit janë vrarë dhe ka pretenduar se Mojtaba Khamenei, djali i liderit të ndjerë suprem, Ayatollah Ali Khamenei, dhe pasardhës i tij, është “90 për qind i eliminuar”.
Duke folur në një intervistë për Fox News, Trump tha se kapacitetet ushtarake të Iranit janë dobësuar rëndë.
“Ata nuk kanë marinë. Nuk kanë forca ajrore. Gjithçka ka përfunduar. Mbrojtja e tyre kundërajrore ka përfunduar. Udhëheqësit e tyre janë vrarë të gjithë”, tha Trump.
“Udhëheqësit e tyre më të mirë janë vrarë. Ata kanë ikur. Khomeini ka vdekur”, tha ai, duke përdorur emrin e liderit të ndjerë të revolucionit iranian që vdiq në vitin 1989, ndërsa me sa duket i referohej Ali Khameneit, i cili sipas pretendimit të tij u vra në ditën e parë të sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit.
“Djali i tij është 90 për qind i eliminuar”, shtoi ai.
Mojtaba Khamenei thuhet se po rikuperohet nga plagët e marra gjatë sulmit ajror dhe nuk ishte i pranishëm në ceremonitë mortore të babait të tij të mbajtura këtë muaj në Iran dhe Irak.
Deklaratat erdhën teksa ShBA-ja dhe Irani shkëmbyen sulme të reja gjatë fundjavës, ndërsa Trump tha se ShBA-ja po “rikthen” një bllokadë ndaj Iranit dhe se do t’u kërkojë anijeve pagesë për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.























