Trump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët”

“Objektivi ynë është ta mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të publikuar në llogarinë e tij në Truth Social.

By
Trump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët” / TRT Balkan

Derisa shpërthimet tronditën Teheranin dhe Izraeli njoftoi sulme “parandaluese” kundër Iranit, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” në Iran.

“Objektivi ynë është ta mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të publikuar në llogarinë e tij në Truth Social.

Presidenti amerikan u zotua se do t’i shkatërrojë raketat e Iranit, do të rrënojë deri në themel industrinë e tij raketore dhe do ta asgjësojë marinën, duke përsëritur se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrënojmë industrinë e tyre raketore deri në themel. Ajo do të zhduket plotësisht, sërish”, tha Trump.

Sulmet vijnë ndërkohë që bisedimet për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, ShBA-ja goditi tri objekte bërthamore iraniane drejt fundit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.