| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
"Dijitalpark Teknokent" sjell platformë të re bashkëpunimi inovativ mes Türkiyes dhe Ballkanit
"Dijitalpark Teknokent" me seli në Istanbul dhe Qendra e Inovacionit "Innox" kanë organizuar programin "Bridge to Balkans", cili e synonte krijimin e urave të qëndrueshme për inovacion, tregti, transferim teknologjie dhe bashkëpunime.
"Dijitalpark Teknokent" sjell platformë të re bashkëpunimi inovativ mes Türkiyes dhe Ballkanit
"Dijitalpark Teknokent" sjell platformë të re bashkëpunimi inovativ mes Türkiyes dhe Ballkanit

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua aktiviteti përmbyllës “Demo Day” i programit rajonal të përshpejtimit “Bridge To Balkans (B2B)”, i zhvilluar në bashkëpunim mes "Dijitalpark Teknokent", qendër teknologjike me seli në Istanbul dhe Qendrës së Inovacionit “InnoX”. 

Aktiviteti u zhvillua në Qendrën e Inovacionit “InnoX”, e cila funksionon në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU). Në të morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, drejtori i përgjithshëm i "Dijitalpark Teknokent", prof. dr. Tahsin Engin, presidenti i TUBITAK BILGEM (Qendra e Studimeve të Informatikës dhe Sigurisë së Informacionit) nga Türkiyes, prof. dr. Ali Gorçin, përfaqësues të "Dijitalpark Teknokent" dhe TUBITAK BILGEM, përfaqësues të institucioneve turke dhe vendore në vend, studentë dhe të ftuar.

Engin tha në fjalën e tij se "Dijitalpark Teknokent" është një zonë zhvillimi teknologjik që synon të bashkojë universitetet, sipërmarrësit, partnerët industrialë, investitorët dhe institucionet publike rreth inovacionit dhe rritjes së bazuar në teknologji.

Ai theksoi se sot do të shohin prezantimet e zgjidhjeve nga sipërmarrjet me potencial. "Besojmë se Ballkani dhe Türkiye, duke bashkuar talentin, teknologjinë, sistemin e sipërmarrjes dhe bashkëpunimin, mund të krijojnë një korridor të fuqishëm inovacioni, duke ndërtuar një ekosistem më të fortë dhe sipërmarrje më konkurruese", tha Engin.

Drejtori i Qendrës së Inovacionit “InnoX”, Abil Baush tha se në aktivitetin përmbyllës “Demo Day” morën pjesë 11 sipërmarrje të reja. Duke theksuar se programi është hapi i parë për të bashkuar sipërmarrësit e rinj, Baush tha: “‘Bridge to Balkans’ jo vetëm që lidh vendet e Ballkanit me njëra-tjetrën, por gjithashtu bashkon sipërmarrësit, investitorët dhe të gjithë njerëzit brenda ekosistemit tonë”.

Bashkëthemeluesi i B-Connector, partnerit zbatues të programit “Bridge To Balkans (B2B)”, Mehmet Dolgan tha se talentet që kanë zbuluar në ekosistemin sipërmarrës të Ballkanit Perëndimor e kanë impresionuar shumë.

Programi, i cili e synon krijimin e urave të qëndrueshme për inovacion, tregti, transferim teknologjie dhe bashkëpunime mes sipërmarrësve në Ballkan, kishte nisur më 8 maj në Shkup me një “bootcamp”.

13 sipërmarrje nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina morën trajnim përshpejtimi për gjashtë javë nga B-Connector.

Në program morën pjesë kompani nga nëntë fusha të ndryshme, duke filluar nga teknologjitë shëndetësore dhe sektori fintech, deri te teknologjitë e prodhimit, tekstili, ushqimi, analiza mediatike, ndërtimi dhe dekorimi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë