Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Autoritetet njoftuan se zjarri i shkaktuar nga shpërthimi nuk është vënë ende nën kontroll, ndërsa flakët kanë arritur mbi 20 metra lartësi.
Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë agrokimike në zonën industriale të qytetit Ezeiza, në Argjentinë, duke plagosur të paktën 20 persona.
Sipas mediave lokale, shpërthimi ndodhi në një depo të një kompanie kimikatesh bujqësore në zonën Carlos Spegazzini, duke shkaktuar një seri eksplozionesh të njëpasnjëshme, shkaku i të cilave mbetet ende i paqartë.
Autoritetet lokale thanë se zjarri i madh i shkaktuar nga shpërthimi nuk është ende nën kontroll, ndërsa flakët kanë arritur mbi 20 metra lartësi.
Dhjetëra ekipe zjarrfikëse u dërguan menjëherë në vendngjarje për ta shmangur përhapjen e flakëve në ndërtesat përreth.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët që përhapeshin me shpejtës.
Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në një depo të një kompanie të kimikateve bujqësore.