Raport: Pagesat fizike vijojnë të dominojnë në rajon
RAJONI
2 minuta leximi
Raport: Pagesat fizike vijojnë të dominojnë në rajonIndeksi i Forex.se tregon se Shqipëria kryeson rajonin me 90 për qind për pagesa në kesh, ndjekur nga Serbia me 65 për qind, Kosova e BeH me 60 për qind, Sllovenia me 57 për qind, RMV-ja me 55 për qind, Mali i Zi dhe Kroacia me nga 50 për qind.
Raport: Pagesat fizike vijojnë të dominojnë në rajon / TRT Balkan

Rreth 90 për qind e pagesave në Shqipëri vazhdojnë të kryhen me para fizike. Me këtë nivel, siç thuhet në raportin e ri global të Forex.se, vendi renditet i katërti në botë për përdorimin e parave kesh në transaksionet e përditshme për mallra dhe shërbime.

Vend tjetër i rajonit ku përdoren paratë kesh më tepër, sipas këtij raporti, është Serbia, me rreth 65 për qind të pagesave.

Ndërkaq, Kosova rezulton më fleksibël në përdorimin e pagesave elektrike, duke u rënditur e 49-ta globalisht për përdorimin e parave në dorë. Sipas indeksit, 60 për qind e pagesave vijojnë të kryhen ende nëpërmjet parave fizike.

Bosnjë e Hercegovina shfaqet me të njëjtin nivel me Kosovën, me 60 për qind të konsumatorëve që zgjedhin të paguajnë me para në dorë.

Sllovenia rënditet me 57 për qind të pagesave të kryera në dorë, duke e pozicionuar vendin ende të varur nga transaksionet fizike.

Maqedonia e Veriut, ka një balancë më proporcionale mes pagesave elektronike me ato me fizike, me raportin që tregon se 55 për qind e qytetarëve paguajnë me para kesh. 

Mali i zi po i afrohet pothuajse një ekonomie pa para fizike, me 50 për qind të shoqërisë që zgjedh transaksionet me dorë. Kroacia ndjek të njëjtin ritëm me malazezët. 

Indeksi thekson se përdorimi i lartë i parasë fizike lidhet me faktorë si përfshirja e ulët bankare, akses i kufizuar në internet në zonat rurale dhe mungesa e infrastrukturës së pagesave digjiitale, veçanërisht mungesa e POS-ve për bizneset e vogla.

BURIMI:TRT Balkan AL
Eksploro
Kurti bisedon me drejtoreshën e FMN-së për mundësitë e bashkëpunimit
Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet "Artemis" të NASA-s
Kurti diskutoi me presidentin Erdoğan për vendimin e Gjykatës Speciale
Konjufca: Siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga ajo e Evropës
Opozita sllovene paraqet mocion kundër ministrit të Jashtëm për politikën ndaj Izraelit
Kosovë, studentët marshojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale
Maqedonia e Veriut dhe Jordania nënshkruan memorandum për zhvillimin e konsultimeve politike
Rushit Kusho, gazetashitësi i fundit i Gjirokastrës
Kryeparlamentari Peleshi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është qëllimi strategjik kombëtar
Identifikohet ADN-ja e tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve” në Kalludër dhe Jabukë
Shqipëria priti mbi 9,4 milionë turistë në tetë muaj
Shqipëria bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s
Sportistët shqiptarë me sindromën Down fitojnë medalje në Malta Open 2026
FSK-ja realizon ushtrimin fushor "Zgjimi i Ujkut"
Prishtinë, vazhdon me protestë kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Speciale
Ervin Demo fillon zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë
Kroacia: Pranimi i kërkesave për viza afatgjata për shoferë fillon nga 23 shtator
Shqipëri-Slloveni, turizmi malor dhe përpunimi i drurit në fokus të bashkëpunimit ekonomik
Greqia dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor
FSK-ja kryen stërvitje me mortaja të kalibrave të ndryshme në Shqipëri