Prokuroria e Parisit hap dy hetime mbi zbulimet e Epsteinit
Prokurorja e Parisit Laure Beccuau tha se hetimet u nisën për të shqyrtuar si veprat e dyshuara seksuale ashtu edhe krimet e mundshme financiare të lidhura me rastin, raportoi transmetuesi “Franceinfo".
Prokurorët francezë kanë hapur dyhetime paraprake të lidhura me rastin Jeffrey Epstein, njoftoi sot Zyra e prokurorit të Parisit, duke u bërë thirrje viktimave të mundshme në Francë të paraqiten.
Prokurorja e Parisit Laure Beccuau tha se hetimet u nisën për të shqyrtuar si veprat e dyshuara seksuale ashtu edhe krimet e mundshme financiare të lidhura me rastin, raportoi transmetuesi “Franceinfo".
Një hetim ka të bëjë me akte të dyshuara që bien nën "veprat penale me konotacione seksuale" që mund të klasifikohen si "trafikim njerëzor nga një grup i organizuar" ndërsa i dyti përqendrohet në dimensionet e mundshme ekonomike dhe financiare.
Beccuau tha se vendimi vjen pas publikimit të fundit të vëllimesh të mëdha të dokumenteve nga autoritetet amerikane, duke vënë në dukje se "nuk mund ta injorojmë zbulimin e mundshëm të fakteveqë mund të kenë kualifikime penale".
Ajo theksoi se prokurorët synojnë të mbështesin viktimat dhe të mbledhin dëshmi. "Ne duam t’i mbështesim këto viktima. Do të marrim të gjitha deklaratat që ata dëshirojnë të bëjnë", tha ajo.
Sipas prokurores, hetuesit do të analizojnë burime të ndryshme të hapura, përfshirë lajmet e mediave, ankesat nga grupet e mbrojtjes së fëmijëve, dëshmitë dhe dosjet nga viktimat e dyshuara në mënyrë që të krahasojnë informacionin.
Prokurorja paralajmëroi se publikimi i miliona faqeve dokumente që lidhen me rastin "do të riaktivizojë domosdoshmërisht traumën e disa viktimave", përfshirë individë që nuk njiheshin më parë nga autoritetet.
Më 30 janar, Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së publikoi më shumë se 3 milion faqe dokumente, 2.000 video dhe 180.000 imazhe sipas Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, i cili u miratua në ligj nëntorin e kaluar.
Autoritetet e gjetën Epstein-in të vdekur nga vetëvrasja në një burg të qytetit të Nju Jorkut në vitin 2019 ndërsa ai ishte në pritje të gjyqit për akuzat federale të trafikimit seksual që përfshinin vajza të mitura.