| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
"Dosja: Flutura" shfaqet në Shkup
Shfaqja teatrore u organizua në kuadër të projektit "Jeta është e jotja", i cili synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin shoqëror për çështje të ndjeshme
"Dosja: Flutura" shfaqet në Shkup
"Dosja: Flutura" shfaqet në Shkup

Shfaqja teatrore "Dosja: Flutura" u shfaq para publikut në Shkup.

Në aktivitetin e organizuar në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Teatrove Shtetërore të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes, me mbështetjen e Halkbank Shkup, morën pjesë ministri i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejmani, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Alper Aktas, drejtori i përgjithshëm i Halkbank Shkup, Fatih Sahbaz, kryetari themelues i Shoqatës së Turizmit Mjekësor, doktori specialist Sinan Ibis, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të të dy vendeve si dhe artdashës.

Në fjalën e tij, Sahbaz tha se përmes fuqisë së artit, patën mundësinë të ndienin më nga afër ndikimin e sëmundjes së Alzheimerit te individët dhe familjet e tyre.

Duke theksuar se Alzheimeri nuk është një sëmundje që prek vetëm kujtesën, Sahbaz tha: "Alzheimeri është një rrugëtim që prek thellësisht jo vetëm individët që jetojnë me këtë sëmundje, por edhe familjet, të afërmit dhe kujdestarët e tyre. Në një proces të tillë, mirëkuptimi, durimi, dashuria dhe mbështetja shoqërore fitojnë më shumë rëndësi dhe kuptim se kurrë më parë. Njeriu mund të harrojë disa nga kujtimet e tij, por asnjë njeri nuk mund ta humbasë të drejtën për t'u kuptuar, për të marrë dashuri dhe për të bërë një jetë dinjitoze".

Sahbaz tha se si Halkbank, besojnë se veprimtaria bankare nuk kufizohet vetëm në ofrimin e shërbimeve financiare, duke shtuar se përgjegjësitë e tyre përfshijnë edhe shtimin e vlerës në jetën e njerëzve, ndjeshmërinë ndaj problemeve shoqërore dhe kontributin në krijimin e një shoqërie të vetëdijshme dhe të qëndrueshme përballë rreziqeve që kërcënojnë të ardhmen.

Ibis, nga ana e tij, tha se synimi i tyre është të rrisin ndërgjegjësimin shoqëror për Alzheimerin, një formë e demencës.

Ai theksoi se synimet kryesore janë përfshirja më e madhe e individëve në pozita të pafavorshme në jetën shoqërore, forcimi i qëndrueshmërisë së tyre dhe mbështetja e tyre. "Për të mbështetur botën tonë, kemi më shumë nevojë për njerëz si unë dhe shumë të tjerë që mendojnë si unë. Besoj se këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për të shtuar numrin e njerëzve si unë", u shpreh Ibis.

Ibis falënderoi Halkbank Shkupin dhe Teatrin Kombëtar të Maqedonisë për mbështetjen e tyre.

Shfaqja teatrore u organizua në kuadër të projektit "Jeta është e jotja", i cili synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit si dhe të rrisë ndërgjegjësimin shoqëror për çështje të ndjeshme. Shfaqja u ndoq me interes nga pjesëmarrësit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë