RAJONI
2 minuta leximi
Kuvendi i Shqipërisë diskuton vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Në fillim të seancës deputetët mbajtën një minutë heshtje në nder të gjyqtarit Kalaja që u vra me armë zjarri më 6 tetor në Tiranë.
Kuvendi i Shqipërisë diskuton vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Kuvendi i Shqipërisë diskuton vrasjen e gjyqtarit Kalaja
9 Tetor 2025

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare, ndërkohë seanca u përfshi nga debatet në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja disa ditë më parë. 

Në fillim të seancës deputetët mbajtën një minutë heshtje në nder të gjyqtarit Kalaja që u vra me armë zjarri më 6 tetor në Tiranë.

Në fjalën e tij në seancë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh se vrasja e gjyqtarit u dënua nga gjithë spektri politik dhe mbarë opinioni publik në vend.

"Gjyqtari Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet, duke lënë pas një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë në detyrë", tha Peleshi.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës që kanë kërkuar dorëheqjen e saj, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tha se policia ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore.

"Ju e dini fare mirë, se një pjesë e mirë janë juristë këtu, se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit, sot do ishte në arrest. Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore. Mjafton të shihni të gjithë bazën ligjore, që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Përgjegjëse për vrasjen nuk jam unë, jeni ju, nga mëngjesi në darkë me këtë gjuhë që përdorni", tha Koçiu, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, tha se ministrja Koçiu, "mashtroi publikisht" kur tha, sipas PD-së se "policia nuk ka përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja".

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ngjarje e cila shkaktoi reagime mbi sigurinë në gjykata.

Në seancën plenare u miratuan rezolutat për raportet për veprimtarinë vjetore për vitin 2024 të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entit Rregullator të Ujit (ERRU).


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së
SPAK, mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave
Qeveria shqiptare miraton marrëveshje bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Pesë vjet nga paraburgimi dhe gjykimi i ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë
Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad
Bosnjë dhe Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së