Shpërthimi në një ndërtesë shkaktoi 13 të vdekur në Pakistan

Sipas Geo News të Pakistanit, shpërthimi ndodhi në katin e parë të ndërtesës me tre kate. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur, por ai shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës.

By
Shpërthimi në një ndërtesë shkaktoi 13 të vdekur në Pakistan / TRT Balkan

Sipas raportimeve fillestare, një shpërthim në katin e parë të një pallati banimi në qytetin Karaçi të Pakistanit, shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës, duke vrarë 13 persona, përfshirë katër fëmijë, dhe duke plagosur 14 të tjerë. 

Sipas Geo News të Pakistanit, shpërthimi ndodhi në katin e parë të ndërtesës me tre kate. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur, por ai shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës.

Raportet fillestare tregojnë se 13 persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të dërguara në vendngjarje kanë shpëtuar disa njerëz nga rrënojat. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për dy persona që besohet se janë ende nën rrënoja.

Policia deklaroi se sipas hetimeve paraprake shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi.