Instituti "Yunus Emre" në Tiranë organizoi Festivalin e Parë të Fëmijëve "Turqishtja, zgjedhja ime", dedikuar nxënësve që mësojnë turqisht në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shqipëri.
Në një njoftim nga instituti thuhet se pjesë e aktivitetit të organizuar në Sallën e Konferencave të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë ishin Ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, të cilët mbajtën fjalë përshëndetëse, dhe zyrtarë të tjerë.
Ambasadori Erciyes theksoi në fjalën e tij se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe sipas tij bazohen në një të kaluar shumë të fortë.
Sakoglu foli për vendet ku zbatohet projekti në fjalë dhe për objektivat e tij, duke theksuar se qëllimi i Festivalit të Fëmijëve ishte t'u mundësonte fëmijëve që mësojnë turqisht në shkollat e tyre të komunikonin në këtë gjuhë dhe t'i bashkonte ata përmes gjuhës turke.
Pjesë e aktivitetet ishin edhe zyrtarë të tjerë të institucioneve dhe organizatave turke, drejtues të shkollave, mësues, nxënës dhe prindër.
Programi përfshinte shfaqjen teatrale "Hijet Gjigante Karagoz dhe Hacivat" nga artistët nga Türkiye Suat Veral dhe Merve Ilken, ese, këngë turqisht dhe shfaqjen Sema.
Instituti “Yunus Emre” vazhdon ta zbatojë projektin "Turqishtja, zgjedhja ime" në tri shkolla në Shqipëri.























