| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump paralajmëron se Irani mund të përballet me shkatërrim
"Do të preferoja të mos e shkatërroja pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur, por ndoshta do të më duhet ta bëj. Dhe do ta merrni vesh së shpejti", tha Trump.
Trump paralajmëron se Irani mund të përballet me shkatërrim
Trump paralajmëron se Irani mund të përballet me shkatërrim./Reuters

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se mund t'i duhet të "shkatërrojë pjesën e mbetur" të Iranit, duke shtuar se "do ta merrni vesh së shpejti".

"Tani do të marrim një vendim: A duam të shkojmë më tej dhe thjesht ta certifikojmë, ku me certifikim nënkuptojmë se kjo nuk do të ndodhë më kurrë?", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

"Do të preferoja të mos e shkatërroja pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur, por ndoshta do të më duhet ta bëj. Dhe do ta merrni vesh së shpejti", tha ai.

Trump u shpreh se, sipas tij, Iranit do t'i duhen 25 vjet për t'u rindërtuar pas luftës amerikano-izraelite kundër këtij vendi, e cila filloi në shkurt dhe ende nuk ka përfunduar.

I pyetur lidhur me raportimet se Irani i ka dërguar ShBA-së një propozim përmes ndërmjetësve për të ardhmen e programit të tij bërthamor si dhe nëse ShBA-ja është e përfshirë në këtë proces, Trump u përgjigj: "Ata nuk bëjnë asgjë pa miratimin tonë".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë