| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Agjencia e Sigurisë së ShBA-së: Kapacitetet kritike mbeten funksionale pas degradimit të përkohshëm
Agjencia theksoi se infrastruktura e saj është projektuar me “disa nivele të tepricës rezervë” për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit gjatë mirëmbajtjes së planifikuar ose ngjarjeve të papritura.
Agjencia e Sigurisë së ShBA-së: Kapacitetet kritike mbeten funksionale pas degradimit të përkohshëm
Agjencia e Sigurisë së ShBA-së: Kapacitetet kritike mbeten funksionale pas degradimit të përkohshëm / َAA

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) njoftoi të martën se ka përjetuar ndërprerje të përkohshme të funksionimit gjatë mirëmbajtjes së planifikuar rutinë, por se kapacitetet e saj kritike për mision vazhdojnë të jenë plotësisht funksionale.

Në një deklaratë, agjencia bëri të ditur se ndërprerja ka prekur disa nga sistemet e saj të brendshme.

“Kapacitetet kritike për mision vazhdojnë të jenë plotësisht funksionale dhe aftësia jonë për të mbrojtur sigurinë kombëtare mbetet e paprekur”, thuhet në deklaratë.

Agjencia theksoi se infrastruktura e saj është projektuar me “disa nivele të tepricës rezervë” për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit gjatë mirëmbajtjes së planifikuar ose ngjarjeve të papritura.

Deklarata nuk specifikoi se cilat sisteme të brendshme janë prekur, sa ka zgjatur ndërprerja apo çfarë e shkaktoi problemin në rrjet.

Gjithashtu, nuk u bë e ditur nëse mirëmbajtja ka përfunduar apo nëse ndonjë shërbim vazhdon të jetë i prekur.

Incidenti i fundit vjen pas një kolapsi global të shërbimeve të postës elektronike, ndalimit të fluturimeve në mbarë SHBA-në dhe ndërprerjeve në shërbimet bankare në ditët e fundit.