| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Hoxha në takimin për Ngushticën e Hormuzit: Liria e lundrimit duhet të respektohet
Kryediplomati i shqiptar theksoi se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet për ulje tensionesh dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.
Hoxha në takimin për Ngushticën e Hormuzit: Liria e lundrimit duhet të respektohet
Hoxha në takimin për Ngushticën e Hormuzit: Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet / ATA
5 orë më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë , Ferit Hoxha mori pjesë sot në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, që bëri bashkë homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.

Ministri informoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

“Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet”, u shpreh ai.

Hoxha siguroi se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë