Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk: Avancojmë marrëdhëniet shqiptaro-turke

Presidenti Begaj ka shkruar se sot ka pranuar letra kredenciale të ambasadorit turk, "në një takim ceremonial dhe të përzemërt për t'i avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-turke si dhe bashkëpunimin rajonal".

By
Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk: Avancojmë marrëdhëniet shqiptaro-turke / Bajram Begaj/X

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Türkiyes në Shqipëri, Baris Ceyhun Erciyes.

Në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se sot ka pranuar letra kredenciale të ambasadorit turk, "në një takim ceremonial dhe të përzemërt për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-turke si dhe bashkëpunimin rajonal".

"Ne nënvizuam rëndësinë e vizionit të qartë të dy vendeve tona për zgjerimin e BE-së, bashkëpunimin e ngushtë brenda NATO-s dhe qasjen e përbashkët për zgjidhjen e konflikteve dhe krizave ndërkombëtare përmes dialogut", ka theksuar Begaj.

Erciyes zëvendëson në këtë detyrë ish-ambasadorin Tayyar Kagan Atay.