| Albanian
KULTURË
1 minuta leximi
Në minierën Karowe të Botsvanës zbulohet diamant i rrallë me peshë 1.305 karatë
“Zbulimi i diamantit tonë të 10-të me peshë mbi 1.000 karatë është një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Karowen”, tha pronari me seli në Vankuver i objektit minerar.
Në minierën Karowe të Botsvanës zbulohet diamant i rrallë me peshë 1.305 karatë
Në minierën Karowe të Botsvanës zbulohet diamant i rrallë me peshë 1.305 karatë / AA

Një diamant i jashtëzakonshëm me peshë 1.305 karatë është zbuluar në minierën e diamanteve Karowe në Botsvanë, sipas pronarit me seli në Vankuver të objektit minerar.

“Zbulimi i diamantit tonë të 10-të me peshë mbi 1.000 karatë është një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Karowe-n”, tha William Lamb, president dhe drejtor ekzekutiv i Lucara Diamond.

“Asnjë minierë diamantesh në histori nuk ka prodhuar në mënyrë të vazhdueshme diamante të përmasave të tilla dhe Karowe vazhdon të dallohet në skenën globale”, shtoi ai.

Pavarësisht rënies së çmimeve dhe kërkesës në treg, Botsvana vazhdon të jetë një nga prodhuesit kryesorë të diamanteve në botë, e njohur për nxjerrjen e diamanteve jashtëzakonisht të mëdhenj dhe me vlerë të lartë, të cilët përdoren në fusha të ndryshme, përfshirë prerjen dhe përpunimin e bizhuterive.


Eksploro
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të shqetësimeve lidhur me Gazën
Biblioteka e Sidneit tërheq librin mbi gjenocidin në Gaza, kritik ndaj mbulimit të medias amerikane
Aktivistët apelojnë për bojkotin e "Spider-Man" për shkak të qëndrimit pro-Izrael të producentit
Kosovë, filloi "Festivali i 25-të i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest"
Türkiye hap aplikimet për konkursin e filmave të shkurtër të krijuar me inteligjencë artificiale
Kujdestari i kulturës yörük në Malet Taurus: “Si mund ta braktisë dikush shtëpinë e të parëve?”
Turkish Airlines u ndan çmime fituesve të konkursit ndërshkollor të pikturës në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni e Veriut, Shkollat Maarif organizuan Lojërat Tradicionale Sportive të Evropës dhe Ballkanit
Varre historike nga epoka e Mbretërisë së Re të Egjiptit hapen për vizitorët në Luxor
Shkup, organizohet aktivitet për 19 Majin, Ditën e Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sportit
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë
Filmi "Aroma e së Kaluarës", me histori dashurie nga Maqedonia e Veriut, do të shfaqet në Türkiye
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Si sulmet amerikano-izraelite po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Iranit
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale
Qindra regjisorë mbështesin drejtoren e Festivalit të Berlinit pas debatit për flamurin palestinez
Vullnetarët e Gazës shpëtojnë dorëshkrime të rralla nga Xhamia e Madhe Omari
Mahyat, identitet i Istanbulit në Ramazan
Mveti, instrumenti i lashtë nga Afrika Qendrore që kombinon mitologjinë dhe muzikën