LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza do të nisë brenda 24 orëve nga miratimi
“Sipas planit, ushtria izraelite do të ripozicionohet në vijën e verdhë, siç përcaktohet në hartat e shpërndara, dhe pas kësaj periudhe 24-orëshe do të fillojë një dritare 72-orëshe”, raportoi zëdhënësja e qeverisë izraelite.
Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza do të nisë brenda 24 orëve nga miratimi
Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza do të nisë brenda 24 orëve nga miratimi
9 Tetor 2025

Qeveria izraelite njoftoi të enjten se marrëveshja e armëpushimit në Gaza do të hyjë në fuqi brenda 24 orëve nga miratimi i saj.

Zëdhënësja e qeverisë, Shosh Bedrosian, tha në një konferencë për shtyp se Kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet mbrëmjen e sotme për të votuar mbi marrëveshjen, pas së cilës do të mbahet edhe një mbledhje e plotë e qeverisë.

“Brenda 24 orëve nga mbledhja e kabinetit, armëpushimi në Gaza do të fillojë,” tha ajo, pa përmendur një orë të saktë për zbatimin e tij.

“Sipas planit, ushtria izraelite do të ripozicionohet në vijën e verdhë, siç përcaktohet në hartat e shpërndara, dhe pas kësaj periudhe 24-orëshe do të fillojë një dritare 72-orëshe, gjatë së cilës të gjithë pengjet tanë do të lirohen dhe do të kthehen në Izrael”.

Ajo shtoi se, pasi ushtria izraelite të tërhiqet në vijën e verdhë, në përputhje me marrëveshjen, do të vazhdojë të mbajë nën kontroll rreth 53 për qind të territorit të Rripit të Gazës.

Vija e verdhë i referohet vijës së parë të tërheqjes të përcaktuar në planin e armëpushimit në Gaza të Presidentit amerikan Donald Trump.

“Faza e parë është shumë e qartë,” vijoi ajo. “Të gjitha pengjet tona, të gjallë dhe të vdekur, do të lirohen pas 72 orësh, që do të thotë se Izraeli po përgatitet t’i presë ato të hënën”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli
Vazhdojnë operacionet e kërkimit në Gaza për trupat e pengjeve izraelite
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza
Hetim i ri: Izraeli neglizhoi paralajmërimet e 7 tetorit
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
Artisti palestinez pasqyron jetën e popullit të Gazës nën sulmet izraelite
Erdoğan: Izraeli kërkon justifikime për t'i rifilluar masakrat në Gaza
Ushtria izraelite: Hamasi ia dorëzoi dy pengjet tona Kryqit të Kuq
Franca dhe Spanja kërkojnë reformën e vetos së OKB-së për të siguruar drejtësi në Gaza
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Gaza është një pjesë e Palestinës
Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban
Izraeli ndalon vizitat e Kryqit të Kuq për të burgosurit palestinezë
Gjatë luftës 18-muajshe në Gaza, 279 tentativa për vetëvrasje midis ushtarëve izraelitë
Greqi, protesta kundër anijes me turistë izraelitë në portin Patras
Ushtria izraelite pretendon se është rikthyer në armëpushim pas vrasjes së mbi 100 civilëve në Gaza