Shkodër, konferencë dhe ekspozitë mbi koleksionin e Pallatit Yildiz dhe Shqipërinë

Konferenca u shoqërua edhe me një ekspozitë me fotografi historike, pjesë nga koleksioni i Pallatit Yildiz për Shqipërinë.

By
Shkodër, konferencë dhe ekspozitë mbi koleksionin e Pallatit Yildiz dhe Shqipërinë / AA

Në Shkodër është organizuar konferenca me temë “Koleksioni fotografik i Pallatit Yildiz dhe Shkodra-Shqipëria në këtë koleksion”.

Të pranishëm në aktivitet ishin ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay, drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, përfaqësues të institucioneve të tjera turke dhe shqiptare, studiues dhe studentë.

Ndërkohë, pjesë e aktivitetit si kumtues ishin Prof.Dr. Melek Ozyetgin nga Universiteti Teknik Yildiz dhe Doç.Dr Ayse Ersay Yuksel nga Universiteti i Ankarasë.

Konferenca e organizuar në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u shoqërua edhe me një ekspozitë fotografike me të njëjtën temë.

Në ekspozitë u shfaqën fotografi historike pjesë nga koleksioni i Pallatit Yildiz për Shqipërinë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri me datë 22 dhjetor në ambientet e Institutit "Yunus Emre"-Shkodër.

Konferenca dhe ekspozita u organizuan nga Instituti "Yunus Emre"-Shkodër me mbështetjen e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.