| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Gjenden dy trupa në tragetin e fundosur pranë Qipros Veriore
Vijojnë testet e ADN-së për identifikimin e trupave të gjetur gjatë kërkimeve në shtratin e detit pranë rrënojave të tragetit të pasagjerëve "Filo Jet".
Gjenden dy trupa në tragetin e fundosur pranë Qipros Veriore
Gjenden dy trupa në tragetin e fundosur pranë Qipros Veriore

Dy trupa u gjetën sot gjatë operacioneve të kërkimit për pasagjerët e zhdukur nga trageti që u fundos pranë Girnes në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV) më 30 gusht.

Në një deklaratë me shkrim nga Kryeministria e RTQV-së thuhet se operacionet e kërkimit në shtratin e detit po vazhdojnë rreth 1.000 metra nga rrënojat, në një thellësi prej 570 metrash.

Në deklaratë thuhet se gjatë kërkimeve në shtratin e detit u gjetën trupat e dy personave dhe se kanë nisur testet e ADN-së për përcaktimin e identitetit të tyre.

Familjet e tyre do të njoftohen pasi të jenë në dispozicion rezultatet e ADN-së, thuhet më tej.

"Si shtet, do të vazhdojmë operacionet e kërkimit derisa të gjejmë pasagjerët tanë të zhdukur. Edhe një herë lusim mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe urojmë durim dhe forcë për familjet e të zhdukurve", thuhet në deklaratë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë