| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Bie shitja e makinave elektrike në Türkiye ndërsa rritet shitja e atyre hibride
Ekspertët thonë se ulja e shitjeve të makinave me naftë lidhet me procesin e vazhdueshëm të heqjes graduale të prodhimit të tyre.
Bie shitja e makinave elektrike në Türkiye ndërsa rritet shitja e atyre hibride
Bie shitja e makinave elektrike në Türkiye ndërsa rritet shitja e atyre hibride

Sipas Shoqatës së Distributorëve të Automobilave dhe Mobilitetit, tregu i përgjithshëm i automobilave në Türkiye shënoi më pak shitje në gjysmën e parë të vitit, përfshirë edhe tregun e automjeteve elektrike (EV) ndërsa shitjet e makinave hibride vazhduan të rriten dhe pjesa e automjeteve elektrike në tregun total të makinave u zgjerua.

Shitjet e makinave në Türkiye ranë me 9,79 për qind në baza vjetore, duke arritur në 440.234 njësi gjatë periudhës janar-qershor, ndërsa shitjet e automjeteve të lehta komerciale ranë me 1,69 për qind, në 117.945 njësi. Gjatë së njëjtës periudhë u shitën 182.492 makina me benzinë, 27.485 me naftë dhe 3.122 makina me gaz të lëngshëm të naftës (LPG), me rënie përkatësisht prej 18,4 për qind, 27,1 për qind dhe 3,1 për qind.

Ekspertët thonë se ulja e shitjeve të makinave me naftë lidhet me procesin e vazhdueshëm të heqjes graduale të prodhimit të tyre. Në periudhën janar-qershor u shitën 145.804 makina hibride, një rritje prej 6 për qind. Ndërkohë, shitjet e makinave plotësisht elektrike arritën në 80.709 njësi.

Shitjet e automjeteve elektrike për gjashtë muajt e parë të vitit, përfshirë edhe modelet me autonomi të zgjeruar, të cilat sipas rregullores doganore të Türkiyes klasifikohen si elektrike, ranë me 5,3 për qind në 81.331 njësi, duke përbërë 18,5 për qind të tregut turk të automobilave.

Makinat me benzinë përbënin 41,5 për qind të totalit të shitjeve të makinave në periudhën janar-qershor të këtij viti, nga 45,8 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa pjesa e makinave me naftë ra nga 7,7 për qind në 6,2 për qind ndërsa pjesa e makinave me LPG mbeti në 0,7 për qind.

Pjesa e automjeteve elektrike në totalin e shitjeve u rrit nga 17,6 për qind në 18,5 për qind ndërsa pjesa e makinave hibride u rrit nga 28,2 për qind në 33,1 për qind gjatë së njëjtës periudhë. Së bashku, makinat elektrike dhe hibride përbënin 51,6 për qind të tregut total, me shitje që arritën në 227.135 njësi.

Në muajin qershor u shitën 14.978 makina elektrike, një rënie prej 42 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke zënë një pjesë tregu prej 17,8 për qind. Të dhënat treguan se shitjet e makinave hibride në qershor arritën në 26.782 njësi, me një pjesë tregu prej 31,9 për qind.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Fidan: Presidentët Erdogan dhe Trump kanë "vullnet të fortë" për heqjen e sanksioneve CAATSA
Türkiye dënon sulmin vdekjeprurës në kryeqytetin sirian Damask
Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes: Samiti i NATO-s do të shënojë “pikë kthese” për aleancën
Ministri turk: Mbi dy milionë anije kanë kaluar nëpër ngushticat e Türkiyes gjatë 20 viteve
Kryeministri armen mbështet lidhje më të forta energjetike me Türkiyen dhe Azerbajxhanin
Türkiye do ta prezantojë qendrën ushtarake të gjeneratës së re në samitin e NATO-s në Ankara
Presidenti Erdoğan pret delegacion të peshkopëve katolikë në Türkiye
Shefi i inteligjencës turke takohet me zyrtarin kurd në Irak, në fokus stabiliteti rajonal
Presidenti Erdoğan dhe kryediplomati i Kirgistanit takohen në Ankara
Industria e mbrojtjes e Türkiyes me rritje të ndjeshme të eksporteve drejt vendeve të NATO-s
Teknologjia turke shpëton jetë në Venezuelë
Türkiye: Avioni i LOT-it të Polonisë ulet i sigurt në Bullgari pas alarmit për rrëmbim
Ministri i Jashtëm turk takohet me zyrtarët e lartë të BE-së në Ankara
Presidenti turk thotë se shpifjet e Izraelit janë përpjekje për ta mbuluar gjenocidin në Gaza
Türkiye dënon sulmet izraelite në provincat Quneitra dhe Daraa të Sirisë
Presidenti Erdoğan dhe kancelari Merz diskutojnë për çështjet globale
Dhomat e biznesit nga Türkiye dhe Arabia Saudite, marrëveshje për thellimin e lidhjeve tregtare
Erdoğan: Samiti i NATO-s në Ankara do të shërbejë si "platforma më e fortë për ndarjen e përvojave"
Zv/presidenti turk bën thirrje për integrim më të fortë ekonomik midis vendeve islame
Zyrtarët e lartë të BE-së vizitojnë Türkiyen para Samitit të NATO-s në Ankara