Disa kolona studentësh dhe qytetarësh nga pjesë të ndryshme të Serbisë mbërritën në Sheshin e Studentëve në Beograd të mërkurën në mbrëmje, ku u pritën me muzikë, flakë dhe fishekzjarre përpara një tubimi të fushatës së Lëvizjes së Listës Studentore.
Marshuesit erdhën nga Shabaci, Valjeva, Gornji Milanovaci, Novi Sadi dhe Zajeçari për të marrë pjesë në tubimin përfundimtar të fushatës të planifikuar për sot në sheshin "Slavija", përpara zgjedhjeve parlamentare më 25 tetor, njoftuan mediat lokale.
Pjesëmarrësve iu dorëzuan medalje dhe çertifikata mirënjohjeje pas mbërritjes së tyre ndërsa disa marshues iu drejtuan turmës së mbledhur.
Kolona nga Serbia lindore arriti në Beograd pas gjashtë ditësh ecje, duke mbuluar rreth 240 kilometra nga Zajeçari. Ndërkohë, studentë dhe qytetarë nga Serbia perëndimore mbërritën pasi kishin kaluar nëpër Obrenovac dhe Çukaricë ndërsa grupi nga Novi Sadi hyri në kryeqytet përmes Beogradit të Ri dhe urës së Brankos.
Qytetarët i mirëpritën marshuesit përgjatë rrugëve të tyre, duke u ofruar ushqim dhe pije freskuese përkundër lodhjes dhe lëndimeve të tyre. Trafiku u ndalua në rrugën "Vasa Çarapiq" dhe u ngrit një gardh metalik midis Rektoratit dhe Teatrit Kombëtar për të siguruar më shumë hapësirë për këmbësorët. Në Sheshin e Republikës ishin të pranishëm disa oficerë policie.




















