| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Pista e katërt e Aeroportit të Istanbulit do ta rrisë lidhjen e tij globale
"Trafiku ajror i pasagjerëve në gjithë Türkiyen në tetë muajt e parë të vitit 2026 arriti në 167.5 milionë, pothuajse dyfishi i popullsisë së vendit", tha presidenti Erdoğan.
Erdoğan: Pista e katërt e Aeroportit të Istanbulit do ta rrisë lidhjen e tij globale
Erdoğan: Pista e katërt e Aeroportit të Istanbulit do ta rrisë lidhjen e tij globale / َAA

Pista e katërt në Aeroportin e Istanbulit dhe investimet shtesë do të japin kontribute të mëdha në lidhjen globale të qendrës kryesore ajrore, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke iu drejtuar ceremonisë së hapjes së pistës.

Trafiku ajror i pasagjerëve në gjithë Türkiyen në tetë muajt e parë të vitit 2026 arriti në 167,5 milionë, pothuajse dyfishi i popullsisë së vendit, vuri në dukje ai.

"Vetëm në Istanbul, ne kemi bërë gjithsej 2,12 trilionë lira turke (43,5 miliardë dollarë) investime në transport dhe infrastrukturë me çmimet aktuale, duke përfshirë 604,4 miliardë lira turke (12,4 miliardë dollarë) në transportin ajror", tha Erdoğan.

Duke iu referuar rrjetit të fluturimeve të Türkiyes, një nga më të gjerat në botë, Erdoğan tha se në 24 vitet e fundit, nën drejtimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), numri i aeroporteve aktive është më shumë se dyfishuar nga 26 në 58.

"Së bashku me kombin tonë, ne e kemi bërë realitet një Türkiye të fortë në vend, me ndikim në rajonin e saj dhe të respektuar në të gjithë botën", shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë