Shqipëria mbyll vitin 2025 me mbi 6 mijë automjete elektrike të reja të regjistruara

Interesi për mjetet elektrike në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar një prirje gjithnjë e më të fortë drejt transportit të qëndrueshëm.

By
Shqipëria mbyll vitin 2025 me mbi 6 mijë automjete elektrike të reja të regjistruara / AA

Gjatë vitit që lamë pas, në vend u regjistruan gjithsej 6.187 automjete plotësisht elektrike, pothuajse dyfish më shumë krahasuar me vitin 2024.

Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPShTRr), e cila bën të ditur se rritja vjetore ka arritur në 98 për qind.

“Vit pas viti, flota e mjeteve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë ‘green’”, thuhet në njoftimin për mediet të DPShTRr-së.

Sipas institucionit, shtimi i automjeteve elektrike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi transporti më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

“Më shumë automjete ‘green’ në rrugët tona do të thotë një transport më miqësor me mjedisin”, përfundon njoftimi.