12 Nëntor 2025
Në qytetin Livingston në Nju Xhersi të ShBA-së, policia ndërhyri kundër protestuesve pro-palestinezë të cilët reaguan ndaj një programi ku mori pjesë ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant në një sinagogë.
Protestuesit u mblodhën para sinagogës ku u mbajt eventi dhe brohoritën slogane duke e mbajtur ish-ministrin Gallant përgjegjës për vrasjet e civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.
Pasi protestuesit bllokuan disa rrugë, policia shpërndau turmën dhe arrestoi disa prej tyre.
TË REKOMANDUARA
Programi i titulluar "Një bisedë me gjeneralin Yoav Gallant", u përqendrua në sigurinë e Izraelit dhe sfidat rajonale.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























