Erdoğan: Hapat e Azerbajxhanit dhe Armenisë drejt paqes së qëndrueshme jashtëzakonisht të vlefshme
Duke folur në një video-mesazh për programin të Çmimit Zayed për Vëllazëri Njerëzore 2026, presidenti Erdogan shprehu shpresën e tij se çmimi do t’u sjellë bekime të gjithëve.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka vlerësuar hapat e fundit të ndërmarra nga Azerbajxhani dhe Armenia drejt vendosjes së paqes së qëndrueshme si “jashtëzakonisht të vlefshëm”.
Duke folur në një video-mesazh për programin të Çmimit Zayed për Vëllazëri Njerëzore 2026, presidenti Erdogan shprehu shpresën e tij se çmimi do t’u sjellë bekime të gjithëve.
“Shpresoj që këto çmime, të cilat janë ndarë që nga viti 2019, do të kontribuojnë në të gjithë botën, veçanërisht në kohët që po përballemi aktualisht”, tha Erdoğan.
Ai e përgëzoi presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, “të cilët u konsideruan të denjë për çmimet e këtij viti”.
"Unë besoj se me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, për të cilën të dyja palët kanë arritur një konsensus në lidhje me qëllimin, fushëveprimin, formulimin dhe frymën e saj, do të hapet një kapitull krejt i ri në të ardhmen e Kaukazit", tha ai, duke iu referuar një marrëveshjeje midis vendeve të arritur gushtin e kaluar.
“Türkiye mbështet sinqerisht të gjitha nismat e përqendruara në paqe, begati dhe stabilitet në rajonin tonë dhe në botë.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar paqe të qëndrueshme në Kaukaz dhe për të marrë pjesë aktive në ndërtimin e urave të miqësisë të bazuara në drejtësi”, shtoi ai.
Çmimi Zayed për Vëllazëri Njerëzore është një çmim i pavarur vjetor që njeh individë ose subjekte në mbarë botën, të cilët udhëheqin me shembull, duke bashkëpunuar në mënyrë vetëmohuese dhe të palodhur për t’i kapërcyer ndarjet dhe për të krijuar lidhje të vërteta njerëzore, shpesh me sakrifica të mëdha personale.