| Albanian
SPORT
3 minuta leximi
Edin Dzeko njofton tërheqjen nga kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës
Dzeko përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook konfirmoi se ndeshja e ardhshme kundër Suedisë do të jetë e fundit për të me fanellën e kombëtares.
Edin Dzeko njofton tërheqjen nga kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës
Edin Dzeko njofton tërheqjen nga kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës/ AA

Edin Dzeko, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së futbollit të Bosnjë e Hercegovinës, ka njoftuar se po i jep fund karrierës së tij me kombëtaren, transmeton Anadolu.

Dzeko përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook konfirmoi se ndeshja e ardhshme kundër Suedisë do të jetë e fundit për të me fanellën e kombëtares.

"Ndonjëherë e kam pyetur veten se kur do të vinte ky moment, por kurrë nuk kam mundur ta imagjinoj se sa emocional do të isha duke i shkruar këto fjalë. Më 2 tetor, kundër Suedisë, do të luaj ndeshjen time të radhës dhe të fundit për kombëtaren tonë", tha Dzeko.

Në postimin e tij, ai theksoi se asgjë në karrierën e tij të pasur nuk mund të krahasohet me ndjenjën dhe krenarinë që ka përjetuar duke luajtur për kombëtaren.

"Asgjë në karrierën time nuk mund të krahasohet me krenarinë që kam ndier sa herë që kam veshur atë fanellë. Asgjë. Ishte ëndrra ime e fëmijërisë, një ëndërr që e mbajta me vete në secilën prej 151 herëve kur pata nderin ta përfaqësoja vendin tim në fushën e futbollit. Gjithmonë kam qenë po aq krenar që e vishja, ashtu si herën e parë", shkroi kapiteni i "Dragonjve".

Duke kujtuar fillimet dhe rrugëtimin e tij shumëvjeçar me ekipin kombëtar, Dzeko theksoi se kanë kaluar pothuajse dy dekada nga debutimi i tij.

"Kanë kaluar pothuajse 20 vjet nga ajo ndeshje kundër Türkiyes. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, kam ndryshuar edhe unë, por dashuria ime për këtë fanellë nuk ka ndryshuar kurrë. Tani e ndiej se ka ardhur koha të tërhiqem. Nëse kam arritur deri në moshën 40-vjeçare me kombëtaren, kjo është sepse kam dhënë gjithçka që kam pasur. Çdo herë. Gjithçka", theksoi ai.

Duke folur për momentet më të rëndësishme të karrierës së tij me kombëtaren, Dzeko veçoi kualifikimin historik në Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014 si dhe fitoret dhe golat e paharrueshëm para tifozëve vendas.

Në fund të mesazhit, ai u bëri thirrje të gjithë tifozëve që më 2 tetor të jenë pranë kombëtares, për të ndarë së bashku edhe një emocion të madh në ndeshjen e tij të lamtumirës. Dzeko debutoi me kombëtaren e Bosnjë e Hercegovinës më 2 qershor të vitit 2007, duke zhvilluar 151 ndeshje dhe duke shënuar 73 gola.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Manchester City, Wolfsburg, Roma, Milan, Inter, Fenerbahçe, Teplice dhe Zheljezniçar.

Eksploro
Belgjikë, kryetari i qytetit Leuven refuzon të presë ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj klubit izraeli
Lionel Messi njofton tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar
Përcaktohen kundërshtarët e Egnatias në Ligën e Konferencës të UEFA-s
Istanbul Park do të presë garat e Formula 1 deri në sezonin 2031
Serbia tërheq ekipin e basketbollit nga Taranto, pritej përballja me Kosovën
Shqipëria siguron medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
Ceferin thotë se nuk do ta sfidojë presidentin e FIFA-s, Infantino, por i kërkon të japë dorëheqjen
Lojërat Mesdhetare rikthehen në Itali për edicionin e 20-të me atletë nga 26 vende
Pesë lojtarë të futbollit australian pezullohen ndërsa policia heton një raportim për sulm seksual
Edicioni i 20-të i Lojërave Mesdhetare do të bashkojnë atletë nga 26 vende
FIFA konfirmon largimin e zyrtarit të lartë Lamour, i cili kritikoi Infantinon
Republika e Irlandës tërheq mbështetjen për Infantinon, Irlanda e Veriut mbështet UEFA-n
Superkupa e Spanjës 2027 do të zhvillohet në Istanbul
Gjashtë drejtues të federatave arabe të futbollit, pro Infantinos mes thirrjeve për dorëheqjen e tij
Martohet Cristiano Ronaldo në Portugali
Rikthehet futbolli evropian, pesë ligat kryesore gati për sezonin e ri
FIFA mbron mandatin e Infantinos mes përçarjeve në rritje rreth lidershipit të tij
Federata e Futbollit të Norvegjisë i bën thirrje presidentit të FIFA-s të japë dorëheqje
Mijëra tifozë në ceremoninë e nënshkrimit të Mohamed Salahut me Trabzonsporin
UEFA: Nuk janë përmbushur kushtet për heqjen e bojkotit të Kupës së Botës