| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takon ministrin francez për Evropën, në fokus integrimi në BE
Në fokus të takimit, të mbajtur në margjinat e Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ishin bashkëpunimi dypalësh, perspektiva evropiane e vendit dhe mbështetja e Francës për rrugën e tij drejt BE-së.
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takon ministrin francez për Evropën, në fokus integrimi në BE
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takon ministrin francez për Evropën, në fokus integrimi në BE/ AA

Në margjinat e Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, në fokus të takimit ishin bashkëpunimi dypalësh, perspektiva evropiane e vendit dhe mbështetja e Francës për rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

Ministri Mucunski ka theksuar përkushtimin e palëkundur të qeverisë së vendit të tij ndaj proceseve reformuese dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe rolin e Maqedonisë së Veriut si partner i përgjegjshëm dhe konstruktiv në rajon dhe më gjerë në Evropë.


Eksploro
Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh BE-në, presim mesazhe të fuqishme
Kurti: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Kurti takon në Mal të Zi komisaren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos
Shiroka-Pula mbështet bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhje
Kreu i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, PDK-së, Bedri Hamza, jep dorëheqje
Dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, Millorad Gjokoviq
Rama: Do të mbulojmë 50 për qind të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës
Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t'i bashkohet KFOR-it në Kosovë
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair
Konjufca: Raporti i UNMIK-ut për Kosovën i bazuar në propagandën serbe, përmban dezinformata
Prishtinë, mbahet Gala Koncerti i Bienales së Muzikës Turke të Ballkanit
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
Komandanti i KFOR-it, Vergori, takohet në Tiranë me Gjenerallejtënant Arben Kingjin
Kryeministri Rama bën thirrje për dialog me protestuesit
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë