| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
​Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza
Në një postim të publikuar në rrjetin social X, Bordi i Paqes u ka uruar mirëseardhje pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
​Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza
​Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot kontingjentin e dytë të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të shërbejnë në këtë mision.
Në një postim të publikuar në rrjetin social X, Bordi i Paqes u ka uruar mirëseardhje pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Siç bëhet e ditur në njoftim, pjesëtarët e FSK-së do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza, me angazhime në logjistikë dhe çështje civile.

“Mirëpresim anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në një njoftim të Bordit të Paqes përmes rrjetit social X. 

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë