Zelenskyy: Takim i ri në formatin trepalësh Rusi-ShBA-Ukrainë më 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi
“Ukraina është e gatshme për bisedime thelbësore dhe jemi të interesuar që rezultati të na afrojë drejt një përfundimi real dhe dinjitoz të luftës”, tha Zelenskyy.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se një takim i ri në formatin trepalësh Rusi-ShBA-Ukrainë do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Zelenskyy, në rrjetin Telegram, tha se informacioni vjen nga ekipi negociator ukrainas, i cili pritej të zhvillojë bisedime me ekipin rus sot.
“Ekipi ynë negociator sapo paraqiti një raport. Datat për takimet e ardhshme trepalëshe janë caktuar 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi. Ukraina është e gatshme për bisedime thelbësore dhe jemi të interesuar që rezultati të na afrojë drejt një përfundimi real dhe dinjitoz të luftës. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë!”, tha ai.
Moska dhe Uashingtoni ende nuk e kanë konfirmuar informacionin e bërë publik nga presidenti Zelenskyy.