| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Trupave amerikane u thuhet se lufta me Iranin ka për qëllim të sjellë Armagedonin
"Ai na nxiti t'u thonim trupave tona se kjo ishte 'e gjitha pjesë e planit hyjnor të Zotit' dhe ai iu referua konkretisht citimeve të shumta nga Libri i Zbulesës", tha një oficer në kushte anonimiteti.
Trupave amerikane u thuhet se lufta me Iranin ka për qëllim të sjellë Armagedonin
Trupave amerikane u thuhet se lufta me Iranin ka për qëllim të sjellë Armagedonin / TRT Balkan
2 orë më parë

Sipas ankesave të paraqitura në një organ mbikëqyrës amerikan, komandantët u kanë thënë anëtarëve të shërbimit amerikan në çdo degë të ushtrisë se lufta ShBA-Izrael kundër Iranit ka për qëllim të shkaktojë fundin e kohërave biblike, ose Armagedonin.

"Këtë mëngjes komandanti ynë hapi informimin për statusin e gatishmërisë luftarake duke na nxitur të mos kemi 'frikë' për atë që po ndodh me operacionet tona luftarake në Iran tani", tha një nënoficer në një ankesë me email të paraqitur në Fondacionin e Lirisë Fetare Ushtarake (MRFF).

"Ai na nxiti t'u thonim trupave tona se kjo ishte 'e gjitha pjesë e planit hyjnor të Zotit' dhe ai iu referua konkretisht citimeve të shumta nga Libri i Zbulesës që i referohen Armagedonit dhe kthimit të afërt të Jezu Krishtit".

MRFF është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për të siguruar lirinë fetare për anëtarët e ushtrisë amerikane.

Oficeri që i shkroi grupit tha se e shkroi mesazhin në emër të tij dhe 15 anëtarëve të tjerë të njësisë së tij, përfshirë të paktën 10 të krishterë të tjerë të cilët ishin të gjithë të stacionuar në rajon në një funksion "mbështetjeje të gatshme". Anëtarët e tjerë u identifikuan si një person hebre dhe një mysliman. Besimet fetare të tre të tjerëve, nuk diheshin.

Anadolu mori një kopje të ankesës nga MRFF pasi gazetari i pavarur Jonathan Larsen raportoi për herë të parë për këtë çështje.

Mesazhi i oficerit ishte një nga mbi 200 mesazhet që fondacioni ka marrë në më shumë se 50 njësi ushtarake që nga e shtuna kur presidenti i ShBA-së, Donald Trump njoftoi fillimin e sulmeve gjithëpërfshirëse kundër Iranit, një fushatë që ShBA-ja po ndërmerr së bashku me Izraelin.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë