Erdoğan: Gjenocidi në Gaza "minoi rëndë" vlerat universale të të drejtave të njeriut
"Për fat të keq, mizoritë në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze vazhdojnë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar", citohet të ketë thënë Erdoğan.
Gjenocidi në të cilin më shumë se 70 mijë banorë të Gazës janë vrarë është një shenjë se vlerat e përmendura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut janë "minuar rëndë", tha sot presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.
"Për fat të keq, mizoritë në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze vazhdojnë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar", citohet të ketë thënë Erdoğan për Ditën e të Drejtave të Njeriut sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës.
Ai theksoi se rruga drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në Gaza qëndron në forcimin e armëpushimit, i cili u vendos me kontributin e Türkiyes dhe në zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete.