| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit
Pas ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës së KFOR-it, gjenerali Selçuk Bayraktaroğlu, ndër të tjerë, u takua edhe me presidenten e Kosovës Justina Shiroka Pula dhevkryeministrin Albin Kurti.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takohet me liderët e Kosovës dhe homolog të rajonit./ AA

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Türkiyes, gjenerali Selçuk Bayraktaroğlu, zhvilloi disa takime në Kosovë.

Në një njoftim të publikuar në llogarinë e Shtabit të Përgjithshëm në platformën NSosyal, thuhet se gjenerali Bayraktaroğlu arriti për vizitë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit të komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR).

Të mërkurën në një ceremoni, gjeneralmajori Ozkan Ulutas ia dorëzoi detyrën e komandantit të KFOR-it, të cilën e kishte ushtruar për një vit, gjeneralmajorit italian Roberto Vergori.

Në njoftim thuhet se pas ceremonisë, “gjenerali Bayraktaroglu zhvilloi takime me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski”.