Është rritur në 70.112 numri i Palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit lidhur me viktimat dhe të plagosurit nga sulmet izraelite dhe personat e nxjerrë nga rrënojat.
Në 24 orët e fundit, në spitale kanë mbërritur trupat e 10 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat, si dhe një i plagosur nga sulmet izraelite.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, sulmet izraelite kanë vrarë 356 persona, kanë plagosur 909 të tjerë, ndërsa 616 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Numri i Palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 70.112, ndërsa numri i të plagosurve në 170.986.
Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.
Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt, ku u zhvilluan negociatat, hyri në zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme






















