Zjarri masiv djeg 200 shtëpi në një fshat lundrues në Malajzi

Autoritetet thanë se inspektimet në fshat treguan se shtëpitë e banorëve të prekur “nuk janë më të sigurta për të banuar”.

By
Zjarri masiv djeg 200 shtëpi në një fshat lundrues në Malajzi / TRT Balkan

Autoritetet në Malajzi kanë nisur një operacion shpëtimi dhe ndihme pasi një zjarr i madh përfshiu një fshat lundrues në orët e para të së dielës, duke djegur qindra shtëpi, raportuan mediat lokale. 

Të paktën 200 shtëpi u shkatërruan nga zjarri në Kampung Bahagia, një fshat lundrues në qytetin bregdetar Sandakan, raportoi e përditshmja në gjuhën angleze Malay Mail.

Nuk janë raportuar viktima.

Kryeministri Anwar Ibrahim tha se ishte i tronditur kur mësoi për zjarrin, ndërsa qeveria federale dhe ajo e shtetit Sabah po koordinojnë ndihmën bazë dhe strehimin e përkohshëm për viktimat.

Shefi i Stacionit të Zjarrfikësve në Sandakan, Jimmy Lagung, tha se dhjetëra zjarrfikës u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes pasi stacioni mori telefonatë për zjarrin në orën 01:32 të mëngjesit të së dielës.

Kreu i Komitetit të Menaxhimit të Fatkeqësive në Rrethin Sandakan, Datuk Walter Kenson, tha se inspektimet në fshat treguan se shtëpitë e banorëve të prekur “nuk janë më të sigurta për të banuar”.