Kancelari austriak Christian Stocker vlerësoi të hënën përpjekjet e Türkiyes dhe të presidentit Recep Tayyip Erdoğan për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
“Ne i vlerësojmë përpjekjet e Türkiyes dhe angazhimin tuaj personal në këtë çështje”, tha Stocker gjatë një konference të përbashkët për media me Erdoğanin në kryeqytetin turk, Ankara.
TË REKOMANDUARA
Kancelari theksoi gjithashtu ndikimin e Ankarasë në Lindjen e Mesme.
“Kur shohim Lindjen e Mesme, vërejmë se zëri i Türkiyes ka peshë”, tha ai.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















