Pakistani pezullon operacionin ushtarak në Afganistan për shkak të Bajramit
Pezullimi vjen pas kërkesave nga Turqia, Arabia Saudite dhe Katari.
Pakistani pezullon operacionin ushtarak në Afganistan për shkak të Bajramit / TRT Balkan
Pakistani tha sot se po pezullon operacionin e tij ushtarak në Afganistan për festën e Fitër Bajramit, pas kërkesave nga Turqia, Arabia Saudite dhe Katari, transmeton Anadolu.
Pezullimi do të fillojë në mesnatën e së mërkurës dhe do të vazhdojë deri më 23 mars, tha ministri i Informimit, Ataullah Tarrar, në rrjetin social amerikan X.
“Pakistani e ofron këtë gjest me mirëbesim dhe në përputhje me normat islame”, tha ai, duke shtuar se në rast të ndonjë sulmi ndërkufitar operacioni do të rifillojë menjëherë.