| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Koalicioni saudit shkatërron dy raketa balistike të lëshuara nga Huthit
"Mbrojtja ajrore interceptoi dhe shkatërroi dy raketa balistike të lëshuara nga milicia terroriste Huthi drejt Naxhranit", tha zëdhënësi i koalicionit, gjeneral-major Al-Maliki.
Koalicioni saudit shkatërron dy raketa balistike të lëshuara nga Huthit
Koalicioni saudit shkatërron dy raketa balistike të lëshuara nga Huthit

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen njoftoi se ka interceptuar dhe shkatërruar dy raketa balistike të lëshuara nga grupi Huthi drejt provincës Naxhran, në jugperëndim të Arabisë Saudite.

"Mbrojtja ajrore interceptoi dhe shkatërroi dy raketa balistike të lëshuara nga milicia terroriste Huthi drejt Naxhranit", deklaroi zëdhënësi i koalicionit, gjeneral-major Turki al-Maliki, në platformën e rrjeteve sociale, X.

Al-Maliki tha se pas interceptimit të raketave kanë rënë mbetje të tyre dhe se po vlerësohen dëmet e shkaktuara. Deklarata e tij erdhi pasi Mbrojtja Civile Saudite lëshoi ​​një paralajmërim në Naxhran "për të sinjalizuar rrezik të mundshëm", përpara se të njoftonte se rreziku kishte kaluar.

Jemeni është përfshirë nga një luftë civile që kur Huthit morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe zona të tjera në shtator të vitit 2014. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, që nga marsi i vitit 2015.

Luftimet janë shtuar gjatë javëve të fundit ndërsa Huthit kanë ndërmarrë sulme të përsëritura me raketa dhe dronë ndaj territorit saudit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë