| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Banka turke bëhet e para që i bashkohet sistemit global kinez të pagesave në juan
Aysegul Adaca Ogan, e cila foli në kuadër të aktivitetit, deklaroi se kjo platformë relativisht e re është zhvilluar nga Banka Popullore e Kinës (PBoC) dhe gjatë pesë viteve të fundit është zgjeruar, me banka të huaja që marrin pjesë në këtë sistem,
Banka turke bëhet e para që i bashkohet sistemit global kinez të pagesave në juan
Banka turke bëhet e para që i bashkohet sistemit global kinez të pagesave në juan

Aktif Bank është bërë banka e parë turke që merr pjesë në Sistemin Ndërbankar të Pagesave Ndërkufitare të Kinës (CIPS), pas një marrëveshjeje të nënshkruar së fundmi në Panairin Ndërkombëtar të Kinës për Investime dhe Tregti (CIFIT).

Sistemi mundëson kryerjen e pagesave dhe shlyerjeve ndërkombëtare në juan kinez, duke eliminuar diferencat në kohë dhe kosto që kërkojnë konvertimet tradicionale ndërmjet monedhave. Kjo pritet t’u sjellë përfitime bizneseve të vogla dhe të mesme (NVM) turke, krahas kompanive të mëdha, tha për Anadolu drejtori i përgjithshëm i bankës.

Aysegul Adaca Ogan, e cila foli në kuadër të aktivitetit, deklaroi se kjo platformë relativisht e re është zhvilluar nga Banka Popullore e Kinës (PBoC) dhe gjatë pesë viteve të fundit është zgjeruar, me banka të huaja që marrin pjesë në këtë sistem, i cili u shërben më shumë se 1.800 bankave.

Ajo vuri në dukje se pagesat në juan përmes CIPS u rritën në 28 për qind të vëllimit të tregtisë së jashtme të Kinës, që gjatë pesë viteve të fundit arriti në 6 trilionë dollarë, ndërsa vëllimi i tregtisë ndërmjet Türkiyes dhe Kinës u rrit nga 25 miliardë në 50 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

“Me rritjen e pagesave në juan në tregtinë e jashtme të Kinës dhe kërkesën në rritje për sisteme pagesash në juan në Türkiye, bashkimi me këtë platformë ishte një mundësi e vlefshme për ne”, tha ajo.

Ogan deklaroi se Aktif Bank do të hapë platformën e saj të bankimit digjiital për t’u mundësuar NVM-ve të kryejnë pagesa përmes CIPS.

“Ne kemi mbi 1.300 banka në mbarë botën dhe duam ta zgjerojmë korridorin tonë për të përfshirë rajone si Kina, pas Evropës dhe Amerikës, pasi kemi ndjekur nga afër mundësitë në tregun kinez”, tha ajo.

“Ne jemi e vetmja bankë turke në pavijonin e panairit dhe prania jonë këtu sot është një hap i rëndësishëm në strategjinë tonë afatgjatë”, shtoi ajo.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për t'i siguruar furnizimet me plehra minerale
Aviacioni civil i Türkiyes rritet: 846 avionë dhe 166 mijë ulëse
Türkiye shënon rritjen më të madhe në OECD në të tria lëndët në renditjen akademike të PISA-s
Türkiye kritikon organizimin e ceremonisë mortore për "kasapin e Bosnjës" Ratko Mlladiq
Erdoğan paralajmëron se Türkiye nuk do të lejojë që lëvizjet armiqësore t’ia bllokojnë rrugën
Türkiye dhe Danimarka nisin bashkëpunimin për përdorimin e toriumit në teknologjinë bërthamore
Türkiye dhe 7 vende dënojnë thirrjet e ministrave izraelitë për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Istanbuli pret Samitin Global të E-Eksportit, në fokus e ardhmja digjitale
Autoritetet turke e lokalizojnë anijen që u fundos pranë brigjeve të Silivrit në Istanbul
Türkiye, mbahet Forumi "Bektashizmi në Anadoll dhe Ballkan nga historia deri në ditët e sotme"
Numri i viktimave rritet në 12 pas fundosjes së anijes pranë Republikës Turke të Qipros Veriore
Ministri turk i Energjisë bën thirrje për financim klimatik për të fuqizuar rrjetet elektrike
Shefi i inteligjencës së Türkiyes, Kalın, takohet me homologun grek në Athinë
Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik u themelua Qendra për Studime mbi Türkiyen
Ombudsmanët e Ballkanit dhe të vendeve fqinje u mblodhën në Istanbul për shkëmbimin e përvojave
Ankaraja kundërshton se "elementë të SDF-së" do të largohen nga Siria dhe do të hyjnë në Türkiye
Türkiye dhe Libani shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e naftës dhe gazit
Türkiye dhe Libani shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e naftës dhe gazit
Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Ditës së Fitores
Kompania turke Aselsan prezanton gamën e zgjeruar të municioneve për dronët luftarakë Akinci