Presidenti sirian takohet me komunitetin e diasporës në Uashington
"Shumë arritje që u bënë gjatë kësaj periudhe tregojnë vendosmërinë e shtetit dhe popullit për të ecur përpara në rindërtimin dhe kapërcimin e sfidave", tha Al-Sharaa.
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa u takua me anëtarë të komunitetit sirian në Uashington gjatë vizitës së tij aktuale në ShBA, raportuan sot mediat lokale.
"Shumë arritje që u bënë gjatë kësaj periudhe, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, tregojnë vendosmërinë e shtetit dhe popullit për të ecur përpara në rindërtimin dhe kapërcimin e sfidave", tha Al-Sharaa gjatë takimit të së dielës, siç u citua nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve Arabe Siriane (SANA).
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Sirinë dhe ambasadori në Türkiye, Tom Barrack.
Al-Sharaa nënvizoi rëndësinë e lidhjes së sirianëve me atdheun e tyre dhe "rolin e tyre në përcjelljen e imazhit të vërtetë të Sirisë dhe mbrojtjen e kauzave të saj të drejta". Ai përshëndeti "përpjekjet dhe iniciativat e komunitetit sirian që shprehin përkatësinë dhe krenarinë e tyre të thellë në vendin e tyre".
Udhëheqësi sirian mbërriti në ShBA të dielën në mëngjes. Ai do të takohet sot me presidentin e ShBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale, kryesisht heqjen e sanksioneve të ShBA-së ndaj Sirisë.
Vizita e Al-Sharaa-s në ShBA është e para e një presidenti sirian që nga pavarësia e vendit në vitin 1946.