Rritje e turizmit në Shqipëri, mbi 600 mijë vizitorë të huaj vetëm në mars
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Shqipëria gjatë muajit mars mirëpriti 609.363 vizitorë të huaj, një rritje prej +59.598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11 për qind më shumë.
Shqipëria vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Shqipëria gjatë muajit mars mirëpriti 609.363 vizitorë të huaj, një rritje prej +59.598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11 për qind më shumë.
“Në një kohë sfidash globale, Shqipëria po spikat si një alternativë e sigurt dhe gjithnjë e më tërheqëse për turizmin gjithëvjetor. Nga natyra te trashëgimia kulturore, mikpritja, kulinaria dhe jeta artistike, oferta turistike shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës”, u shpreh ministri Gonxhja.
Jo vetëm marsi, por në të tre muajt e parë të vitit është regjistruar rritje e numrit të turistëve, të biletave për vizita në parqet kulturore historike, zonat e mbrojtura dhe kalatë. Ndërkohë që synimi kryesor sipas ministrit Gonxhja mbetet arritja e një turizmi gjithëvjetor, duke ofruar diversitet të lartë në turizmin natyror, kulturor, historik, aventurë, traditë, kulinari e më gjerë.
Këto shifra konfirmojnë trendin edhe në Kalanë e Gjirokastrës e cila, ku sipas DRTK-së, gjatë muajit mars 2026, është vizituar nga 14.253 vizitorë, duke shënuar një rritje prej +57.56 për qind krahasuar me marsin e vitit 2025.