BOTA
2 minuta leximi
Rreth 40 për qind e shtëpive në Seul të Koresë së Jugut banohen nga vetëm një person
Sipas "The Korea Herald", një raport u përgatit mbi numrin e familjeve në kryeqytet vitin e kaluar duke përdorur të dhëna vjetore të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Koresë së Jugut.
Rreth 40 për qind e shtëpive në Seul të Koresë së Jugut banohen nga vetëm një person
Rreth 40 për qind e shtëpive në Seul të Koresë së Jugut banohen nga vetëm një person / TRT Balkan
15 Shtator 2025

Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, të dhënat nga viti 2024 tregojnë se afërsisht 40 për qind të shtëpive janë të banuara nga një person i vetëm.

Sipas "The Korea Herald", një raport u përgatit mbi numrin e familjeve në kryeqytet vitin e kaluar duke përdorur të dhëna vjetore të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Koresë së Jugut.

Raporti tregon se rreth 1.660.000 banesa ishin të banuara nga një person i vetëm, që do të thotë se afërsisht 40 për qind e shtëpive janë të banuara nga njerëz që preferojnë të jetojnë të vetëm. Numri i familjeve me banues me një person të vetëm ishte 1.630.000 në vitin 2023.

Në anën tjetër, 26.2 për qind e shtëpive në Seul janë të banuara nga dy persona ndërsa 12.3 për qind nga katër persona. Raporti vuri në dukje se Seuli, i cili është bërë një qytet "super i plakur", ka tejkaluar 30 për qind të shtëpive në të cilat banon të paktën një person i moshës 65 vjeç e lart.

Më tej në raport u shqyrtua edhe shkalla e martesave, ku sipas kësaj bëhet e ditur se 36.324 martesa u regjistruan në Seul në vitin 2023 dhe se ky numër arriti në 42.471 në vitin 2024, me një rritje prej 16.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë