Trajneri i Shkëndijës: Do ta japim maksimumin përballë Samsunsporit
“Besoj që çdo futbollist që nesër do të dalë në fushën e lojës do të japë maksimumin dhe parashikoj një spektakël futbolli”, tha Jeton Beqiri.
Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, përpara ndeshjes me Samsunsporin në kuadër të raundit play-off të Ligës së Konferencës së UEFA-s, ka deklaruar se ekipi i tij do ta japë maksimumin, pavarësisht se skuadra turke shihet si favorit në këtë përballje.
Beqiri dhe kapiteni i Shkëndijës, Besart Ibraimi, folën në një konferencë për media të mbajtur në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku do të zhvillohet ndeshja.
Duke rikujtuar se Samsunspor para ndeshjes ka bërë ndryshim të trajnerit dhe Beqiri u shpreh se në situata të tilla, mund të ndodhin gjëra të paparashikueshme, duke shtuar se do të përpiqen të analizojnë stilin e lojës së trajnerit të ri në ekipet që ka drejtuar më parë.
“Do të mundohemi që ekipi ynë ta shikojë situatën e saj, të paraqitemi mirë, veçanërisht në minutat e para kur duhet të jemi të kujdesshëm, të luftojmë shumë, në çdo pjesë të fushës dhe për çdo top dhe normalisht ta shijojmë (ndeshjen)”, tha Beqiri.
Ai theksoi se deri më tani, skuadra nga Tetova është përballur me kundërshtarë shumë të fortë, u ka treguar respektin e duhur dhe duke luftuar në fushë ka arritur deri në këtë fazë.
“Besoj që çdo futbollist që nesër do të dalë në fushën e lojës do të japë maksimumin dhe parashikoj një spektakël futbolli ku duhet ta japim maksimumin dhe të jemi me këmbë në tokë, por edhe krenarë në të njëjtën kohë”, tha Beqiri.
Ndërkaq, Ibraimi tha se i pret një përballje e vështirë ndaj Samsunsporit.